DYLON

Qyteti kinez mbyll transportin publik për shkak të virusit vdekjeprurës

Qyteti kinez mbyll transportin publik për shkak të virusit vdekjeprurës
Avatar photo Elife Sherifi

Qyteti kinez i Wuhan, i cili numëron 11 milionë njerëz do të mbyllë përkohësisht transportin publik si përpjekje për të parandaluar përhapjen e virusit të ri që ka goditur shtetin aziatik.

Ata që jetojnë në qytet janë këshilluar që të kufizojnë lëvizjet dhe udhëtimet, ndërkohë që miliona kinezë kanë vendosur të kremtojë festën e Lunar të Vitit të Ri jashtë qytetit.

Nga virusi ka më shumë se 500 raste të konfirmuara dhe 17 njerëz kanë vdekur, raportoi BBC. Virusi kuptohet të jetë një lloj i ri i koronavirusit i pa identifikuar më parë te njerëzit.

EkoHigjiena

Virusi Sars, ose sindromi i rëndë i frymëmarrjes akute, që vrau gati 800 njerëz në nivel global në fillim të viteve 2000 ishte gjithashtu një koronavirus, siç është edhe ftohja e zakonshme.

Të gjitha vdekjet deri më tani kanë qenë në Hubei, provinca përreth Wuhan.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.