DYLON

Oficeri i FSK-së, diplomon në ShBA

Oficeri i FSK-së, diplomon në ShBA
Avatar photo Redaksia

Oficeri i FSK-së, Durim Behluli ka përfunduar Kursin e Kapitenit të Karrierës për Artileri të realizuar në Shkollën e Artilerisë Fushore në Oklahoma, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA ) ku pjesëmarrës ishin rreth 50 oficerë nga 10 shtete të ndryshme të botës.

Qëllimi i këtij kursi është përgatitja e oficerëve për detyrat si oficer shtabor në nivel batalioni-brigade dhe komandantë të baterive të artilerisë. Kursi ishte i ndarë në modulet: doktrina e përgjithshme e operacioneve dhe trajnimeve, planifikimi i mbështetjes me zjarr, kontrollimi i zjarrit, planifikimi i operacioneve të batalionit të artilerisë dhe bateria e artilerisë.

EkoHigjiena

FSK po ngrit kapacitetet e saj me standardet më të larta dhe në shkollat më prestigjioze në botë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.