Pas paraqitjeve të mira sezonin që po e lëmë pas, shumë skuadra filluan të interesohen për Vedat Muriqin.
Toulouse, Lazio, Fenerbache dhe Galatasary ishin skuadrat më të interesuara për shërbimet e sulmuesit kosovar.
Por, duket se Galatasaray e ka fituar garën për transferimin e Muriqit. Sipas mediumit turk ‘Aksam’, sulmuesi kosovar ka pranuar ofertën e gjigantit turk dhe do të paguhet 1.7 milionë euro në vit.
‘Bomberi’ kosovar arriti që të jetë golashënuesi i dytë më i mirë në Turqi. Po ashtu pati paraqitje të mira me Kosovën në ndeshjet për kualifikime në ‘Euro 2020’