Studim i ri, gjumi me televizorin ndezur ju shton peshën!

Studim i ri, gjumi me televizorin ndezur ju shton peshën!

Eliminimi i zakoneve të këqija si fjetja me televizorin ndezur në dhomë, mund t’ju ndihmojë të humbni kilet e tepërta, sipas një studimi të botuar në revistën ‘’JAMA Internal Medicine’’, sipas të cilit, gratë që lënë një dritë artificiale të ndezur gjatë natës kanë një probabilitet më të madh për t’u bërë obeze.

Për këtë studim u ekzaminuan 44 000 gra të shëndosha  të moshës nga 35 deri në 74 vjeç.

Në fillim të studimit, pjesëmarrëset ishin në shumë raste mbipeshë, por ende jo obezë, dhe asnjë nuk ka punuar me turne, të cilat mund të ndërpresin ciklet e gjumit.

Pas pothuajse gjashtë viteve monitorim, ato që flinin me një televizor ose një dritë në dhomë treguan se kishin 22% më shumë shanse për të qenë mbipeshë dhe 33% kanë më shumë gjasa të jenë obeze se sa ato që flinin në errësirë.

KOMENTE