Xhudistët kosovar e nisën me fitore Grand Slamin e Xhudos në Paris.
E para ishte Distria Krasniqi, e cila arriti fitoren e parë kundër xhudistes tjetër nga Portugalia, Joana Diego, në kategorinë -48kg.
Ndërsa, pak kohë më vonë edhe xhudisti Akil Gjakova ka shënuar fitoren e parë.
Distria në raundin tjetër do të ndeshet me fituesen e duelit tjetër, qe do të zhvillohet mes Gabriela Chibana të Brazilit dhe kilianes Mary Dee Vargas Ley.
Kurse, Akili do të ndeshet me fituesin e luftës në mes të rumunit Alexandru Raicu dhe hungarezit Frigyes Szabo.