Në Gjakovë për fitore dhe trofe, për qytet dhe krenari

Në Gjakovë për fitore dhe trofe, për qytet dhe krenari

Kampioni në fuqi Fc.Drita do të udhëtojë nesër për në Gjakovë, ku e pret përballja çerekfinaliste në kuadër të Digitalb Kupës së Kosovës.

Drita e cila vitin e kaluar fitoi gjithçka këtë vit sfida e rradhës është ndaj Vëllaznimit në Gjakovë e më pas stinori pranveror në kampionat.

Kampionëve nuk u ka ecur edhe aq mirë këtë vit, por tifozët e tyre ‘Intelektualët’ nuk e kanë problem. Ata kanë organizuar një udhëtim masovik për të dielën në Gjakovë, ndërsa njoftohet se edhe shumë vetura private do të jenë aty pranë klubit të zemrës Dritës.

Në njoftimin e fundit zyrtarë, ‘Intelektualët’ ndeshjen e së dielës e quajnë ‘Betejë drejt luftës, luftë për trofe’.

Ata tashmë e kanë dëshmuar veten për organizime dhe atmosferë në tribina, ndërsa mbetet të shihet ndeshja e së dielës që padyshim do të ketë shumë tifozë e futboll dashës në Gjakovë.

Ky është postimi i tyre:

“Betejë drejt luftës , luftë për trofe !

Qytetarë të Gilanit dhe djemt më besnik të qytetit Intelektualët , qyteti jonë është nisur drejt një lufte të re. Një luftë drejt trofeut të radhës, një luftë për ta bërë qytetin edhe më krenarë.

Lufta do beteja , beteja duhet fituar. Për të fituar këto na duhet forcë , për forcë na duhet bashkim!

Të bashkohemi , të bëhemi edhe më të fort se që jemi drejt betejës së radhës.

Shkojmë në Gjakovë , të bashkuar dhe të fort!

Për fitore dhe trofe , për qytet dhe krenari!

Mblidhemi ora 9:00 në shtëpinë tonë “Selami Osmani – Bezi”.

Obligative: Shalla e Intelektualëve”.

KOMENTE