DYLON

Takime të zëvendëskryeministrit Bislimi me Rabault, Bourlanges dhe Delaporte

Takime të zëvendëskryeministrit Bislimi me Rabault, Bourlanges dhe Delaporte
Avatar photo Redaksia

Gjatë qëndrimit në Paris, Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, u takua me Valérie Rabault, Nënkryetare e Asamblesë Kombëtare, Jean-Louis Bourlanges, Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme dhe deputetin Arthur Delaporte.

Zëvendëskryeministri Bislimi shprehu mirënjohjen ndaj shtetit të Francës për miqësinë e partneritetin e ngushtë. Ai i informoi znj. Rabault, z. Bourlanges dhe z. Delaporte mbi sukseset, arritjet e objektivat tutje të Republikës së Kosovës veçanërisht në zhvillim ekonomik e sundim të ligjit.

EkoHigjiena

Sa i përket zhvillimit ekonomik, u potencua rëndësia për shpërndarje të barabartë e rritje të qëndrueshme.

Në lidhje me procesin e integrimit evropian, ai theksoi se është prioritet për Qeverinë dhe se mbetemi të përkushtuar në zbatimin e reformave dhe avancimin në rrugëtimin tonë evropian.

“Në vazhdimësi po dëshmojmë që jemi gati për hapa tutje, të mbështetur jo vetëm nga gatishmëria e niveli i përgatitjes së institucioneve tona, por edhe nga vullneti e përkrahja qytetare për këtë proces”, v Bislimi.

Procesi i integrimit evropian duhet të jetë i bazuar në meritokraci e qasje të barabartë për të gjitha shtetet, ka thënë ai.

Palët diskutuan dhe mbi procesin e dialogut dhe sulmin terrorist e aktin e agresionit të Serbisë ndaj Republikës së Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.