Dogana e Kosovës informon të gjithë qytetarët se është duke hasur në raste kur kilometrat e veturave të përdorura rriten me qëllim të tentimit të pagesës më të ulët. Kodi doganor i Kosovës neni 276 pika për shkak të shmangieve në detyrimet doganore aplikon gjoba financiare ndaj personave që i kane paraqitur për zhdoganim veturat.
“Gjate javës së kaluar si dhe gjate kësaj jave (26.08.2019 deri 04.09.2019) ka identifikuar 8 raste të veturave (që të gjitha janë penalizuar me rreth 5,000€ gjoba), te cilat jen paraqitur për zhdoganim, ku pas verifikimit te kilometrave, janë identifikuar se kemi te bëjmë me mashtrim në kilometra (kanë deklaruar me shume kilometra se sa qe realisht i ka vetura)”, thuhet në komunikatën e Doganës së Kosovës.
Dogana e Kosovës-Sektorët përkatës do te vazhdojnë të bëjnë verifikimin e kilometrazheve të kaluara të veturave qe do te zhdoganohen prandaj i bëjmë apel te gjithë qytetareve, që mos të bien pre e personave te pa ndërgjegjshëm, te cilët munden edhe ti ofrojnë ofertat për manipulime tëe kilometrazhit te veturës, me qellim shmangieje nga detyrimet doganore sepse gjobat dhe taksat doganore prape do ti paguan qytetari që e zhdoganon veturën.
Dogana e Kosovës do te vazhdon drejt misionit te vete , zbatimit te ligjit në fushë veprimtarinë përkatëse, thuhet në komunikatën e Doganës së Kosovës.