Në vazhdën e punëve për fillimin e fushatës së Zgjedhjeve komunale të tetorit, strukturat e LV në Miresh po bëjnë përgatitjet e fundit.
Në takimet e fundit të kësaj pike u dëgjuan shqetësimet e bashkëfshatarëve, bujqve, mësuesve, pensionistëve, aktivistëve të ambientit, studentëve dhe rinisë së fshatit për hallet dhe nevojën e përkrahjes së tyre në jetën e përditshme.
Sadat Salihu kryetar i Pikës së Vetëvendosjes në Miresh dhe njëherësh edhe kandidat për anëtar të Kuvendit Komunal të Gjilanit tha se është e papranueshme neglizhenca që i është bërë fshatit, nga Komuna. “Ne nuk e meritojmë nëpërkëmbjen e dinjitetit tonë si punëtorë, familjarë dhe qytetarë të përgjegjshëm të fshatit”
Salihu ka thënë se do të jenë në krahë të bujqve për ndihma në punët e tyre në fusha, për aktivistët e ambientit që iniciativat dhe punët e tyre të përkrahen në mënyrë institucionale në mirëmbajtjen e parqeve dhe varrezave, për fshatarët në hallet dhe dertet që kanë, nxënësit për sinjalizimin e rrugës deri tek shkolla, studentët për mundësitë e bursave për shkollim, për kujdesin ndaj Shtëpisë së Kulturës, për urën drejt rrugës së Pogragjës, për rrugën në drejtim të Moravës etj.