DYLON

LDK: Velekinca e Mulla Idriz Gjilanit falënderon Lutfi Hazirin për realizimin e projekteve të mëdha komunitare

LDK: Velekinca e Mulla Idriz Gjilanit falënderon Lutfi Hazirin për realizimin e projekteve të mëdha komunitare
Avatar photo Redaksia

Lutfi Haziri, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, së bashku me ekipin e tij, ka vizituar strukturat e partisë në Velekincën e Mulla Idriz Gjilanit, prej të cilëve ka marrë mbështetjen e fuqishme për t’i prirë Komunës edhe për një mandat, sikurse edhe që ka marrë propozimet për investime komunitare.

“Ajo që do të them këtu është se janë tejkaluar premtimet e kryetarit të cilat i ka dhënë në Velekincë. Jemi krenarë dhe falënderues për investimet që i ka bërë në fshatin tonë. Tash kërkesa jonë është caktimi i lokacionit të ri të varrezave të fshatit”, ka thënë kryetari i nëndegës së LDK’së në Velekincë, Salih Kqiku, me konstatimin e të cilit janë pajtuar të gjithë të pranishmit.

Kandidati i LDK’së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar banorët e fshatit për këtë mbështetje, përderisa u zotua se së shpejti do të caktohet lokacioni i ri i varrezave.

EkoHigjiena

“Ajo që po ju them është se në Velekincë nuk kemi me u ndalë tuj punu. E kemi pasur prioritet këtë fshat dhe “Lagjen e Vishnjeve” dhe vërtetë i kemi modernizuar të dyjat. Velekincën e kemi trajtuar si paralagje e qytetit sa i përket investimeve. Faleminderit për këtë përkrahje kaq masive të strukturave. Po ua jap fjalën se lokacionin e varrezave në Velekincë do ta caktojmë së shpejti dhe të gjitha punët tjera do t’i kryejmë sipas kërkesave tuaja”, tha Haziri.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.