DYLON

Kryetari Hyseni i kthehet për pak çaste basketbollit!

Kryetari Hyseni i kthehet për pak çaste basketbollit!
Avatar photo Redaksia

Derisa po kalonte në fshatin Miresh, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka thënë se ka parë disa të rinj duke luajtur basketboll dhe se iu ka bashkangjitur lojës me të rinjtë në fushën e sportit, në të cilën është duke u punuar.

“Parku në Miresh ende nuk ka përfunduar. Duke kaluar rrugës, pash një grup të rinjsh duke luajtur. Sigurisht që basketbollit nuk i thuhet jo, asnjëherë”, tha kryetari Alban Hyseni.

EkoHigjiena

I pari i Gjilanit me tej tregoi, se është përmbushje e jashtëzakonshme kur sheh jetën që zhvillohet në projektet që ende nuk kanë përfunduar.

“Besoj, kuptohet që ekipi jonë fitoi”, u lavdërua kryetari Hyseni, që dikur ishte aktiv në basketboll dhe se për pak çaste iu kthye magjisë së lojës nën kosha.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.