“Kryetari i ardhshëm i Gjilanit Sami Kurteshi i shoqëruar nga dy deputetët e Parlamentit të Kosovës, Albin Kurti e Besa Baftiu, kanë zhvilluar takime të ndryshme me qytetarë e biznese gjilanase.
Filluan me një shëtitje në tregun e qytetit, duke takuar qytetarë të shumtë e para tyre duke shpalosur programin qeverisës të Lëvizjes Vetëvendosje, dhe në ndërkohë dëgjuan hallet e problemet e shumta të bizneseve të vogla në treg. Sigurisht se LV do të bëjë të pamundërën që të rregulloj e modernizoj tregun e qytetit, pët të rritur cilësinë e ofrimit të shërbimeve.
Më pastaj, delegacioni I LV-së ka vizituar fabrikën e sukseshme të lëngjeve “Fluidi”, nga ku kanë marrur hallet e problemet që ka prodhuesi vendor për shkak të mungesës së mbështetjes nga institucionet relevante, ndërsa u zotuan për mbështetje e lehtësira ekonomike aq sa është e mundur me rregulloret e ligjet e nivelit komunal”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.
Sponsorizuar nga Vetëvendosje