DYLON

Kryetari i Gjilanit e vlerëson vizitën e kryeministrit  si vizitë në Gjilanin e Lëvizjes!

Kryetari i Gjilanit e vlerëson vizitën e kryeministrit  si vizitë në Gjilanin e Lëvizjes!
Avatar photo Redaksia

”Mbrëmë patëm nderin që, së bashku me shumë qytetarë dhe bashkatdhetarë gjilanas, të presim Kryeministrin e Republikës, z. Albin Kurti. Ky ishte një moment i rëndësishëm për të rikonfirmuar mbështetjen mbarëpopullore dhe për të shpalosur të arriturat që kemi bërë për zhvillimin e Kosovës sonë”, ka thënë Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit.

Ai  ka shtuar tutje se në zemrën e Anamoravës, biseduan për objektivin e fuqizimit të Republikës dhe synimin e 500,000 votave, për Lëvizjen Vetevnedosje, për të siguruar një të ardhme të ndritur për vendin tonë.

EkoHigjiena

”Edhe pse ishte natë e ftohtë, pritja e zjarrtë nga qytetarët e Gjilanit na ngrohu zemrat dhe na dha më shumë forcë për të vazhduar përpara”, ka thënë i pari i Gjilanit, Alban Hyseni.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.