Kadriu: Gjilani nuk ndryshohet duke ngritur një gisht, as dy, e as me grusht në ballë, por me projekte konkrete

Kadriu: Gjilani nuk ndryshohet duke ngritur një gisht, as dy, e as me grusht në ballë, por me projekte konkrete

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dega në Gjilan, mbajti tubim me qytetarët e Përlepnicës, Mireshit, Kmetocit dhe Verbicës së Kmetocit. Në këtë tubim u prezantuan edhe kandidatët për asamble komunale që vijn nga këto lokalitete:

Ibish Ibishi (bartës i listës), Selami Azizi, Fitore Isufi, Isa Abdyli dhe Fidan Shaqiri, të cilët vlerësohen si kandidatët më të denjë për ti përfaqësuar këto lokalitete në kuvendin komunal të Gjilanit.

Në këtë tubim madhështorë përveç kandidatit për kryetar të Gjilanit, Rexhep Kadriu, mori pjesë edhe kreu i AAK-s, njëherit kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai tha se Gjilani është ndër të parat komuna që kemi nisë rrugëtimin bashkë si Aleancë, kemi pas shumë sfida porse i kemi tejkaluar, sepse kishim qëllime dhe kishim vullnet.

“Ne kemi nisë me punë që çdo ditë po prekin qytetarin, po prekin bizneset dhe segmente të caktuara të shtetit. Ne nuk punojmë për inate të dikujt, sepse nuk duam me marr në qafë qytetarin, vendin”, tha kryeministri Ramush Haradinaj.

Ai tha se çdo ditë e më shumë po bëhemi shtet, sepse po punohet për me i dhënë formë shtetit. “Jemi të vendosur që ti japim formë edhe komunave, sepse janë keq dhe duhet të reflektojmë. Në Gjilan nuk është punua përnime, por pas 22 tetorit do ta kemi një kryetar përnime dhe një qeverisje përnime. Qytetarët nga Lugina, kanë qenë të diskriminuar këtu. Tetëmbëdhjetë vjet jetojnë në Kosovë, dhe ende nuk kanë dokumente. Nuk mund të vazhdohet tutje kështu, të gjithë do të paisen me dokumente”, përfundoi Haradinaj.

Rexhep Kadriu, kryetar i AAK-s në Gjilan, dhe kandidat për kryetar të Gjilanit, pasi përshëndeti të pranishmit në këtë tubim madhështorë, tha se nga këtu po e kuptoj se Gjilani po bëhet gati për projektin e AAK-s, sepse prania juaj këtu, është matësi real i vullnetit qytetarë për ndryshime.

“S’ka më dilema, jemi ne ata për të cilët Gjilani ka nevojë, sepse masoviteti juaj këtu, është mesazh për ne, mesazh i cili kërkon të bëhemi gati, sepse na presin punë të mëdha. Përderisa rivalët nuk kanë informata për kërkesat e qytetarëve, ata as nuk jetojnë në Gjilan, ndërsa ne saktësisht e dijmë se çka i duhet Gjilanit. Kemi skanua gjendjen në terren, jemi mbushur me informacione përkitazi me nevojat që ka Gjilani dhe qytetarët, dhe për çdo problem kemi zgjidhje, sepse kemi projekt e vullnet”, tha Rexhep Kadriu.

Ai para të pranishmëve dha një lajm të mirë për Gjilanin.

“Sot kemi nënshkrua një marrëveshje mirëbesimi ndërmjet entitetit “Verilux” të Francës dhe AAK-s në Gjilan që garanton në start 500 vende pune. Kjo marrëveshje ka për synim tërëheqjen e investitorëve francez për ti realizuar një mori projektesh në rast se AAK do të udhëheqë me Gjilanin, projekte që do të krijojnë mijëra vende të reja pune. Pra, Gjilani nuk ndryshohet duke ngritur një gisht, as dy gishta, e as me grusht në ball, por me projekte konkrete”, përfundoi Kadriu.


Sponsorizuar nga AAK

KOMENTE