DYLON

Hyseni pas vizitës së kryeministrit në Gjilan: Qytetarët shprehën vlerësimet e tyre për punët e kryera dhe zotimet e realizuara

Hyseni pas vizitës së kryeministrit në Gjilan: Qytetarët shprehën vlerësimet e tyre për punët e kryera dhe zotimet e realizuara
Avatar photo Redaksia

“Dje pata nderin të pres Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, në komunën tonë. Vizitat i filluam nga fabrika prodhuese e kompanisë “Jaffa Plus”, ku pamë nga afër punën e palodhshme të 120 punëtorëve të kësaj fabrike. Jaffa Plus është një model i qartë i suksesit që i jep shtysë ekonomisë lokale dhe promovon Kosovën në arenën ndërkombëtare”, ka thënë kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

Ai bëri me dije se nga aty vazhduan te Shkolla e Muzikës në Gjilan, ku në praninë e qindra qytetarëve gjilanas, Kryeministri, së bashku me ministrat, ndanë arritjet dhe përpjekjet e realizuara gjatë këtyre katër viteve, nën moton “Nga zotimet te progresi”.

EkoHigjiena

Hyseni ka thënë se në këtë tubim u prezantuan edhe shumë prej arritjeve të komunës së Gjilanit në bashkëpunim me qeverinë e Kosovës, ku gjatë 4 viteve të fundit janë realizuar dhe financuar projekte të ndryshme me një vlerë totale prej 130 milionë eurosh.

“Qytetarët shprehën vlerësimet e tyre për punët e kryera dhe zotimet e realizuara, si dhe entuziazmin e lartë për projektet e reja që na presin në 4 vitet e ardhshme. Jam mirënjohës për bashkëpunimin dhe përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në përkrahjen e komunës sonë dhe projekteve tona. Nga këtu ju ftojmë të na bashkëngjitenI në tubimin e fushatës më 18 Janar në Sallën e Sporteve “Bashkim Selishta”, ka thënë kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.