“Takimi, që i parapriu ecjes në Malishevë të Epërme e në Capar bëri që të njoftohemi me problemet e banorëve atje. Është e çuditshme se pas tërmetit të vitit 2002, në Capar zona e cila është vlerësuar si e pabanueshme, tani ka shtëpi dhe familje që jetojnë në to. Në Malishevë të Epërme disa lagje janë të pakyçura në sistemin e ujërave të zeza”, thuhet në komunikatë ne Lëvizjes Vetëvendosje, qendra në Gjilan.
Sipas kësaj Lëvizjeje, qeveritë e kaluara i kanë lënë anash qytetarët e indinjuar, të cilët, siç thonë drejtuesit e kësaj Lëvizjeje, përkrahjen për Vetëvendosje në këto zgjedhje e kanë të parezervë.
Kandidati përkryetar të komunës, Alban Hyseni bashkë me kandidatët për asamble Bedri Asllani, Florentina Vokshi, Doruntina Hasani, Bejtullah Osmani e Naser Ahmeti u zotuan para të pranishmëve se qeverisja e Lëvizjes Vetëvendosje, në krye me Alban Hysenin, do jetë e barabartë për të gjithë, pa dallim. /2LONLINE.com/