Kjo klasë politike, duke e parë se po e humb pushtetin nga duart bënë edhe gjërat më mizore të mundshme. Duket e pabesueshme, por kaq larg janë në gjendje të shkojnë këta njerëz që nuk njohin asgjë tjetër, pos pushtetit.
Tubimi i LDK-së në fshatin Livoç i Epërm, nuk ishte i zakonshëm. Për tu mbajtur tubimi, kryetari në ikje i Gjilanit, kishte urdhëruar drejtorin e shkollës që të largonte nxënësit nga shkolla, në një kohë kur ata po mbanin mësim, vetëm e vetëm që shkolla të lirohej në mënyrë që LDK-ja të mbaj tubim elektoral.
Na vjen keq për nxënësit që detyrohen të vuajnë pasojat e këtij pushteti egoist, por fundi këtyre po ju vije. 22 tetori është data, dhe Lëvizja VETËVENDOSJE! është ndryshimi.
Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra – Gjilan.
Sponsorizuar nga Vetëvendosje