Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje, i përbërë nga kryetarja e Qendrës në Gjilan Besa Baftiu, udhëheqësi i komitetit për siguri të lartë Shemsi Syla dhe aktivistë të tjerë, ka bërë homazhe dhe ka vënë kurora lulesh te varri i dëshmorit të kombit Abdullah Tahiri, njërit nga udhëheqësit e parë të Zonës Operative të Karadakut.
Sot, është përvjetori i tetëmbëdhjetë i vrasjes së tij në burgun e Dubravës në rrethana ende të pasqaruara, ndërsa dorasit vazhdojnë të jenë të lirë, pa u gjykuar nga askush!
Lavdi dëshmorëve të kombit!