DYLON

Përkujtohen Abdullah Tahiri, Ibrahim Pacolli dhe Arben Ramadani

Përkujtohen Abdullah Tahiri, Ibrahim Pacolli dhe Arben Ramadani
Avatar photo Redaksia

Përfaqësues të pushtetit lokal nën udhêheqjen e kryetarit Alban Hyseni, ish pjestarë të UÇK-së, familjarë e qytetarë, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Gjilan.

Kjo ceremoni u bë në nderim të 25 vjetorit të rënies së heroit Abdullah Tahiri, dëshmorit Ibrahim Pacolli dhe 24 vjetorit të rënies së dëshmorit Arben Ramadani.

EkoHigjiena

Po ashtu janë bërë homazhe tek shtatorja e heroit Abdullah Tahiri.

Derisa është zbuluar pllaka përkujtimore në Skollën Fillore ‘Selami Hallaqi’.

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, tha se sot i kanë nderuar me përulësi dëshmorët e kombit Abdulla Tahiri, Ibrahim Pacolli dhe Arben Ramadani.

“Ndërkohë, në ShFMU “Selami Hallaqi”, bashkë me familjarë e veprimtarë, zbuluam pllakën përkujtimore për fjalimin tashmë të famshëm të qershorit 1998 nga Abdulla Tahiri”, tha i pari i Komunës së Gjilanit.

Kryetari Hyseni tregoi edhe fjalët që ai, atëherë kishte thënë: E nderuar kryesi e punës, të nderuar mysafirë, dhe të gjithë të pranishëm të tjerë! E përshëndes këtë bashkim të subjekteve politike të Gjilanit, me një dëshirë të vetme, për arsye se vërtetë edhe këtu u duk një hezitim i të gjithëve, për një bashkim të vërtetë, e ai bashkim quhet vetëm me një emër: BASHKIMI I POPULLIT TË KOSOVËS RRETH USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS! Prandaj, ky bashkim na gëzon të gjithëve, por më së tepërmi i gëzon ata të cilët sot janë vendosur në istikamet e përqendrimit që deri në vdekje të qëndrojnë për lirinë e Kosovës! Kisha dëshiru që kuvendi i ardhshëm, të mbahet në këtë sallë. Ai do të ishte Kuvendi i fundit i bashkimit rreth Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! Ju faleminderit!”.

: “Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit”, tha nê fund, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.