Policia e Kosovës në Novobërdë është njoftuar se në magjistralen Gjilan – Prishtinë, në fshatin Llabjan është bllokuar rruga nga Organizata e Veteraneve të Luftës, aty kane marrë pjesë dhjetëra qytetarë.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se për bllokimin e rrugës janë përdorë mjete të rënda, kamionë, kombi dhe vetura të vogla.
“Në vendin e ngjarjes nga ana e Policisë së Kosovës është mësuar se ky bllokim ka ndodhur në shenjë pakënaqësie përkitazi me ardhjen e një delegacioni serb ne Kosovë, për tubime elektorale”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Sipas tij, protesta ka zgjatur deri ne orën 09:50. Protesta është zhvilluar qetë, ku protestuesit janë shpërndarë dhe nuk ka ndodhur asnjë incident.