Në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës janë duke u trajtuar 13 pacientë me Covid-19 pozitivë, sipas raportit të punës për datën 9 mars 2022.
Në trajtim mjekësor janë edhe 25 pacientë të tjerë post-Covid-19.
Me oksigjeno-terapi janë 22 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv po trajtohen 4 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 24 pacientë
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 4 pacientë
Spitali i Gjilanit, 5 pacientë
Spitali i Pejës, 1 pacient
Spitali i Gjakovës, 1 pacient
Spitali i Ferizajt, 3 pacientë