DYLON

ShSKUK: Në Klinikën e Pediatrisë u trajtuan rreth 57 mijë fëmijë

ShSKUK: Në Klinikën e Pediatrisë u trajtuan rreth 57 mijë fëmijë
Avatar photo Redaksia

56 mijë e 970 fëmijë me probleme të ndryshme shëndetësore, janë trajtuar në Klinikën e Pediatrisë, të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, nga 1 janari i këtij viti, e deri tani, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK).

Numrin më të madh të fëmijëve të trajtuar e ka pasur Shërbimi Emergjent, me 38 mijë e 257 fëmijë, ku 6 mijë e 288 fëmijë janë pranuar për trajtim të mëtutjeshëm shëndetësorë në reparte të ndryshme të kësaj klinike.

EkoHigjiena

Numër i madh i fëmijëve janë trajtuar nga specialistë pediatër të profileve të ndryshme, ku sipas statistikave, deri tani në këtë vit ka pasur 18 mijë e 713 vizita specialistike.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.