Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, ka kompletuar transferimin te Hellas Verona nga Dinamo Zagreb.
25-vjeçari kreu me sukses dje testet mjekësore dhe nënshkroi kontratë 4-vjeçari, deri më 2023, por zyrtarizimi ka ardhur vetëm sot, pas kompletimit të dokumentacioneve.
Amiri është i lumtur për këtë aventurë të re në karrierën e tij.
Së fundmi, 25-vjeçari, ishte kapiten i Kosovës në ndeshjet kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë në kualifikimet për “Euro 2020” – nga të cila takime “Dardanët” morën katër pikë.