DYLON

Miratohet Ligji për Sponsorizim në fushën e Kulturës Rinisë dhe Sportit

Miratohet Ligji për Sponsorizim në fushën e Kulturës Rinisë dhe Sportit
Avatar photo Elife Sherifi

Deputet e Kuvendit të Republikës së Kosovës votuan amendamentet e harmonizimit të ligjeve tjera me Ligjin për Sponsorizim në fushën e Kulturës Rinisë dhe Sportit, duke hapur kështu rrugën për mundësimin e sponsorizimit të rreth 30 milionë eurove brenda një viti për zhvillimin e fushave që parasheh Ligji për Sponsorizim.

Me këtë rast, Ministri Kujtim Gashi, falënderon kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli dhe shpreh mirënjohjen ndaj deputetëve për votën e tyre, por edhe të gjithë ata që kanë kontribuuar për të ardhur deri në këtë pikë. Në anën tjetër, ministri Gashi i uron të rinjtë, sportistët e artistët për këtë lajm të mirë për ta.

“Saga e Sponsorizimit u kry! Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës votuan për harmonizimin e Ligjit për të ardhura në korporata me Ligjin për sponsorizim. Implementimi i Ligjit për Sponsorizim do të thotë, sport më cilësor, prezantim më i suksesshëm i sportistëve në arenën ndërkombëtare e kësisoj promovim i mëtejmë i Kosovës ndërkombëtarisht, më shumë medalje për sportistë e më shumë çmime ndërkombëtare për artistë”, u shpreh ministri.

EkoHigjiena

Ministri ka sqaruar se me të marrë drejtimin e MKRS-së ka nxitur iniciativën për të hartuar Rregulloren përkatëse, themelimin e Komisionit për vërtetimin e sponsorizimit, si ka inkurajuar punën për të lëshuar vërtetimet e para për disa donatorë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.