“Qasje veprave të Ibrahim Kadriut”, vëllimi i dytë, përgatitur nga dr. Labinot Berisha, krejt rastësisht qëlloi të jetë vepra e 100-të e botuar nga Shtëpia botuese “Beqiri Muisliu”.
Këtë informacion na e dhanë zyrtarët e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, aty ku bëhet katalogimi i librave dhe merret numri i kodit për secilin libër…
Urime shkrimtarit Ibrahim Kadriu, si dhe zgjedhësit e përgatitësit të këtij libri, dr. Labinot Berishës.
Sa për dijeni, njëqindëshin e dytë e nisëm me veprën poetike të Demush Mehmetit, “Brymë e Pranverës së vonë”.., thuhet në njoftimin e drejtuesve të Shtëpisë Botuese “Beqir Musliu”.