Velekinca e Mulla Idriz Gjilanit i ka dhënë mbështetje të fuqishme kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, në takimin ku mori pjesë edhe bartësi i listës zgjedhore të LDK-së, Avdyl Aliu dhe kandidatja për Asamble Komunale, Diana Toska.
Takimin e ka hapur kryetari i Nëndegës, Salih Kqiku, i cili konfirmoi angazhimin e madh të aktivistëve e veprimtarëve të LDK-së, të cilët po realizojnë vizita shtëpi për shtëpi, për ta bërë fitoren historike më 17 tetor.
E kryetari Lutfi Haziri u shpreh se Velekinca i ka dhënë përkrahje të përhershme në të gjitha garat zgjedhore, duke falënderuar banorët atje për besimin.
“Mbështetja dhe besimi i Velekincës së Mulla Idriz Gjilanit ndaj meje ka qenë i përhershëm. Velekinca është fshati në të cilin gati se i kemi përmbyllur investimet, duke ua bërë jetën e dinjitetshme. Ju falëmnderit pafund. Këtë besim do t’ua kthej me përgjegjësi më të madhe në punë. Ju falëmnderit shumë. Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj!”, ka thënë kryetari Haziri.
#LDK160 #LDKGjilan
(Takimi është organizuar në formatin 20 persona në ambient të mbyllur, sipas rregullave kundër përhapjes së COVID-19)
Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/