Të nderuar qytetarë,
Unë jam Vehbi Salihu dhe kam marrë besimin e Aleancës Kosova e Re (AKR) që të garoj për Zgjedhjet Komunale 2017 me qëllimin parësor të përmirësimit esencial të qeverisjes së komunës në katër vitet e ardhshme.
Platformën time politike të titulluar “Zotimi im për…” do ta ndaj me ju në disa vazhdime, ditë për ditë, duke shkoqitur në mënyrë koncize dhe të drejtpërdrejtë pikëpamjet e mia për përmirësimin e qeverisjes në komunën tonë.
ZOTIMI IM PËR SPORTIN DHE SPORTISTËT
Do të angazhohem që të mbështes të gjitha klubet që administrohen me ndershmëri dhe profesionalizëm.
Taksat e qytetarëve nuk mund të shpenzohen për klubet sportive me praktika abuzive të menaxhimit.
Rezultatet dhe politikat zhvillimore të planifikuara do të jenë kusht i pakalueshëm i vetëm për marrjen e fondeve të komunës.
Një trajtim i veçantë do t’i kushtoj sporteve individuale në të cilat Gjilani tradicionalisht ka nxjerrë sportistë kulminantë edhe për rangun botëror.
Nuk mund të lejojmë këtë situatë ku Gjilani nuk ka pothuajse asnjë kampion kombëtar, e lëre më shumë, në sportet si: boksi, karateja, shahu, xhudo, etj. – që për dekada të tëra na kanë bërë krenarë me paraqitjet e tyre brenda dhe përtej kufijve të Kosovës.
Lexo edhe: Vehbi Salihu: Zotimi im për Kulturën
Lexo edhe: Vehbi Salihu: Zotimi im për Ndërmarrësi dhe Inovacion
Lexo edhe: Vehbi Salihu: Zotimi im për Luftimin e Korrupsionit
Lexo edhe: Salihu: Zotimi im për bashkëpunim me sektorin privat për shërbime më të mira
Lexo edhe: Vehbi Salihu: Zotimi im për Infrastrukturën
Lexo edhe: Vehbi Salihu: Zotimi im për Investimet Kapitale
Lexo edhe: Vehbi Salihu: Zotimi im për Transportin Publik
Lexo edhe: Vehbi Salihu: Zotimi im për Administratën e Komunës
Lexo edhe: Vehbi Salihu: Zotimi im për Shërbimet Publike
E sponsorizuar