DYLON

Visar Ymeri në Gjilan: Sami Kurteshi e do Gjilanin me mendje e me zemër

Visar Ymeri në Gjilan: Sami Kurteshi e do Gjilanin me mendje e me zemër
Avatar photo Redaksia

Në tubimin zgjedhor të VETËVENDOSJE!-s në Gjilan, Kryetari Visar Ymeri është shprehur i bindur që nga salla ku sot ishin mbledhur, do të dalin fitimtarë, duke përmendur rezultatin e zgjedhjeve të 11 qershorit.

“Në këto zgjedhje këtu në Gjilan i keni disa kandidatë për kryetar. E keni Sami Kurteshin e VETËVENDOSJE!-s. E keni Lutfi Hazirin e PDK-së. Më falni të LDK-së. Njëjtë gabova edhe para 3 netëve në një tubim në Gjilan. U çu njëri pjesëmarrës e më përmirësoi, tha që Luta është i LDK-së e jo i PDK-së. Se di… Luta është i LDK-së aq sa është Elmi Reçica i PDK-së. Këta të dy janë të ShIK-ut”, ka thënë Ymeri në këtë tubim.

“Samiu ka qenë i burgosur politik, është bërë aktivist i të drejtave të njeriut, është zgjedhur avokat i popullit, është zgjedhur deputet i popullit. Tash po bëhet kryetar i qytetarëve të Gjilanit. Luta ka qenë zëvendëskryeministër i Thaçit, është bërë deputet, është bërë kryetar i Gjilanit, e qe besa i duhet ta gjejë një avokat të mirë për ta shpëtuar nga burgu për keqpërdorimet e korrupsionin. Nuk e di të ketë një avokat çudibërës në Kosovë”, ka thënë me tej Ymeri.

EkoHigjiena

Ymeri ka thënë po ashtu se  Sami Kurteshi e do Gjilanin, me mendje e me zemër, me ç’rast iu ka thënë qytetarëve të Gjilanit që ta votojnë sa më masivisht.

sponsorizuar nga VETËVENDOSJE

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.