DYLON

Presidenti Thaçi takon zëvendëskryeministren bullgare, Ekaterina Zaharieva

Presidenti Thaçi takon zëvendëskryeministren bullgare, Ekaterina Zaharieva
Avatar photo Redaksia

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve te Jashtme te Republikës së Bullgarisë, znj. Ekaterina Zaharieva.

Presidenti Thaçi ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Bullgaria i ka dhënë Kosovës gjatë procesit të shtet ndërtimit dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

“Bullgaria është partner strategjik i Kosovës”, u shpreh Presidenti Thaçi duke shtuar se “Bullgaria në vazhdimësi ka qenë një mbështetëse e Kosovës në rrugën e saj euroatlantike”.

EkoHigjiena

“Kemi ndërtuar marrëdhënie të mira bilaterale. Tani kemi nevojë për një bashkëpunim më të madh ekonomik ndërmjet të dyja vendeve”, ka theksuar Presidenti.

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve te Jashtme te Republikës së Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva ka thënë se Bullgaria mbështet të gjitha përpjekjet për paqe e stabilitet në rajon.

“Duhet të shikojmë kah e ardhmja në paqe e bashkëpunim”, u shpreh ajo.

Presidenti Thaçi u shpreh se Kosova është mirënjohëse për përkrahjen e vazhdueshme të shtetit të Bullgarisë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.