AKR: Jemi në mbështetje të Lutfi Hazirit, kandidatit tonë të përbashkët për kryetar të Komunës së Gjilanit

AKR: Jemi në mbështetje të Lutfi Hazirit, kandidatit tonë të përbashkët për kryetar të Komunës së Gjilanit

“Sot u takuam me strukturat dhe simpatizantët e AKR-së Dega në Gjilan, në mbështetje të kandidatit tonë të përbashkët për Kryetar të Komunës së Gjilanit,  Lutfi Haziri”, thuhet në njoftimin e Aleancës Kosova e Re (AKR) Dega në Gjilan.

Ish bartësi i Listës së AKR-së, Dega në Gjilan, Arianit Ibrahimi, falenderoi të gjithë anëtarët e AKR për kontributin e dhënë përgjatë zgjedhjeve të 17 tetorit.

“Aarritëm ta nxjerrim një lidership komplet të ri me përbrenda kuadro të të gjitha profileve. Ne si AKR, në Kuvendin Komunal do të ngrisim të gjitha ato shqetësime, tema për të cilat jemi zotuar të ju rrim mbrapa deri në zgjidhjen e tyre. Ne si AKR, jemi të priviligjuar që kemi një President si Behgjet Pacolli, një lider i cili me vizionin e tij propozoi shumë iniciativa që do ishin transformim në të gjitha nivelet e jetës, dhe në përmirësimin e mirëqenies qytetare në mbarë vendin. Përkrahja jonë për Kryetarin Lutfi Haziri është e parezervë, dhe mbështetja jonë ishte e natyrshme, dhe besojmë fuqishëm që në balotazh me 14 nëntor do të rikonfirmohet prapë Kryetar i Gjilanit”, ka thënë Ibrahimi.

Takimin e përshëndeti edhe Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, dhe i dha përkrahje të fuqishme për balotazh, Lutfi Hazirit. “Bashkëpunimi i AKR-së si subjekt me LDK gjithmonë ka qenë partneritet i natyrshëm mes nesh. Andaj edhe Dega në Gjilan, janë mobilizuar njëzëri ta mbështetin kryetarin njëherit mikun tim Lutfi Haziri në balotazh”.

Takimin e përshëndeti dhe kryetari Lutfi Haziri, ku mes tjerash potencoi se miqësia me Presidentin Pacolli është e madhe, andaj edhe përkrahja për mua nga AKR është në këtë frymë.

“I falënderoj Arianitin dhe Ismetin dhe të gjitha strukturat për këtë organizim të mrekullueshëm sot. AKR, është parti e vlerave të larta, dhe gjithmonë janë konstruktivë edhe në qeverisje lokale, kuadrot e AKR janë shumë të vlerësuar nga unë,  përherë janë treguar efektivë në çdo detyrë që kanë marrë”, ka thënë Haziri.

Në fund takimin e përshëndeti edhe Kryetari i Degës së AKR-së, .Ismet Hajdini, i cili potencoi janë të mobilizuar maksimalisht në terren me të gjitha strukturat që fitoren e Kryetarit Lutfi Haziri ta festojnë së bashku të gjithë me 14 nëntor.  /2LONLINE.com/

KOMENTE