DYLON

Pas PDK-së, Vetëvendosje arrin marrëveshje edhe me AKR-në, e cila pritet ta drejtojë Zyrën për Luginë!

Pas PDK-së, Vetëvendosje arrin marrëveshje edhe me AKR-në, e cila pritet ta drejtojë Zyrën për Luginë!
Avatar photo Redaksia

Kuvendi Komunal i Gjilanit do të mbajë sot, ora 15:00, mbledhjen urgjente ku ndër tjerash pritet edhe zgjedhja e kryesuesit të KK-së së Gjilanit.

Siç mëson Portali 2LONLINE, tani më, ajo çfarë është e siguritë  Lëvizja Vetëvendosje ka arritur marrëveshje me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe me Aleancën Kosova e Re (AKR).

EkoHigjiena

Përveq numrit të caktuar të drejtorive, PDK mësohet të jetë dakorduar për nënkryetarin e Komunës duke e  lënë kryesuesin e KK-së për Vetëvendosjen. Përfoljet janë se do të jetë Arianit Sadiku i Vetëvendosjes, ai që do ta drejtojë këtë organ më të lartë në komunë. Megjithatë kjo pritet të shihet në ora 15″00, kur edhe do të fillon seanca.

E, për kryesuesin e Vetëvendosjes, cilido që të jetë ai, pritet të votojë edhe AKR-ja e cila mësohet se ka arritur marrëveshje  me Vetëvendosjen, ku ndër tjerash, kuadri i këtij subjekti pritet ta udhëheqë Zyrën për Luginë që e ka Komuna e Gjilanit.

Kjo zyre shihet si një adresë  për banorët e dëbuar të Luginës së Preshevës, në jetojnë në Gjilan dhe për ata, që jetojnë në viset etnike të kësaj Lugine.

Kuvendi Komunal i Gjilanit i ka 35 anëtarë dhe për t’u zgjedhur kryesuesi  duhet  shumica e votave të anëtarëve të kuvendit të komunës. E, krahas anëtarëve të Kuvendit nga radhët e  Vetëvendosjes, PDK-së e AKR-së, pritet që së paku edhe njëri nga anëtarët e AAK-së dhe ai i KDTP-së ta votojë kryesuesin e Lëvizjes.

Përndryshe, më së shumti ulëse në KK, të Gjilanit ka: LDK (14), pastaj Vetëvendosje (10), PDK-ja (5), AAK (2) dhe me nga një ulëse janë AKR, KDTP, Vatra dhe Lista Serbe.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.