Autoritetet policore kanë bërë me dije për një rast të cilësuar si “vdekje e dyshimtë”, që ka ndodhur në fshatin Budrigë të Ulët të Parteshit, ku punëtori i një shkolle, në një shkollë tjetër, është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku.
Raporti i policisë:
VDEKJE E DYSHIMTË
Fsh. Budrigë e Ulët, Partesh 08.02.2021 – 19:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar në objektin e tualetit të shkollës fillore ishte gjet pa shenja jete. Viktima sipas informatave kishte qenë punëtor i një shkolle tjetër. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor ku mjeku e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /2LONLINE.com/