DYLON

Në Kosovë janë 6 mijë e 791 raste aktive me COVID-19

Në Kosovë janë 6 mijë e 791 raste aktive me COVID-19
Avatar photo Redaksia

Në Kosovë që nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet e para pozitive e deri më tani, 62 mijë e 548 qytetarë janë infektuar me virusin SARS CoV2. Ndërsa janë 1 mijë e 526 persona të cilët kanë vdekur shkak i infektimit me COVID-19.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), aktualisht në vendin tonë kemi 6 mijë e 791 raste aktive me COVID-19.

EkoHigjiena

Numri total i rasteve pozitive është 62.548 raste nga 252.163 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.526 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 189 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 54.231 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.791.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.