Vlera e futbollistit kosovar, Vedat Muriqit nuk po ndalet së rrituri, deri më tani sipas Transfermarkt Muriqi kushtonte 8 milionë euro.
Por gjatë ditës së sotme vlera e tij është rritur edhe për 4 milionë euro, Vedat Muriqi tani kushton 12 milionë euro.
Gjatë vitit 2019 Muriqit ju rrit çmimi katër here, kurse për vitin 2020 kjo është hera e parë që i rritet çmimi.
Vedat Muriqi ka shkëlqyer deri me tani me Fenerbahçen në Super Ligën turke ku ka shënuar 10 gola dhe ka bërë tri asistime në 16 paraqitje për skuadrën.
Ai ka shënuar edhe një gol në kupën e Turqisë ku ka bërë edhe një asistim.
Muriqi po ashtu ka shënuar edhe katër gola për Kosovën dhe ka bërë dy asiste nga gjashtë ndeshje për kualifikimet për Euro 2020.