DYLON

A do të qëndrojë apo do të largohet Xhaka nga Arsenali? E konfirmon trajneri

Avatar photo Elife Sherifi

Mikel Arteta ka treguar se futbollisti kosovar, Granit Xhaka nuk do të largohet nga Arsenali në afatin e janarit.

I pyetur për të ardhmen e Xhakës, trajneri i londinezve tha: “Unë mendoj se ai do të qëndrojë. Ai ishte shumë i mirë. Me të vërtetë më pëlqen ai, mund të jetë një lojtar i jashtëzakonshëm për klubin”.

“Më pëlqen mënyra e tij, mënyra e jetimit të profesionit të tij, mënyra sesi stërvitet dhe sa është i përqendruar. Sa herë që flas, ai dëgjon dhe është i gatshëm të mësojë dhe është një lojtar i shkëlqyer” tha Arteta për Granit Xhakën.

EkoHigjiena

Xhaka po ashtu pati një paraqitje fantastike në ndeshjen kundër Manchester United dhe ku edhe u përkrah nga tifozët e Arsenalit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.