Artisti gjilanas krijon videon e këngës së Justin Bieberit

Artisti gjilanas krijon videon e këngës së Justin Bieberit

Këngëtari me famë botërore, Justin Bieber ka publikuar këngën më të re me titull ‘Yummy’, që ka kuptimin e të shijshmes. Për këtë këngë iu desh një video e bukur shoqëruese.

Kështu, duke paraqitur një akullore dhe video kreative, Bieber punën e videoklipimit ia besoi, artistit shqiptar nga Gjilani, Arben Vllasaliut, shkruan 2LONLINE.com.

Justin Bieber ka paralajmëruar se albumi i tij po vjen shumë shpejt, ndërsa artisti gjilanas është nga më të dalluarit në këtë fushë.

 

Arbeni, tash e nje kohë punon në video animacione të ndryshme, të cilat i shfaq në profilin e tij me mbi 150 mijë ndjekës në Instagram.

Arbeni ka thënë se nuk do të ndalet dhe se shumë gjëra të reja dhe të mira do të vijnë në muajt në vijim.

“Unë e kam përmendur se  gjëra të reja dhe emocionuese po vijnë në vitin 2020, dhe ju nuk u desh të prisnit shumë gjatë! Ky është vetëm një nga animacionet që kam bërë për Justin Bieber dhe  ky është vetëm fillimi. Shumë gjëra të tjera po vijnë. Qëndroni me ne!”, ka shkruar Vllasaliu ne potimin e tij.

Arbeni është gjenerata e parë e drejtimit te Dizajnit Grafik në kuadër të shkolles se artit pamor  “Adem Kastrati”, shkruan 2LONLINE.com.

Arbeni në fushën e dizajnit grafik është prezantuar në shumë ngjarje, sidomos me Animacion pranë audiences kombëtare dhe ndëkombëtare.

Arben Vllasaliu për momentin jeton dhe vepron në Bazel të Zvicrës .

KOMENTE