Në Sarajevë të Bosnja dhe Hercegovina është duke u zhvilluar Kampionati Evropian i xhudos për grupmoshat U-21.
Pas Flaka Loxhës, edhe Laura Fazliu ka rrëmbyer medaljen e artë në Sarajevë. E shtuna ishte dita e Flaka Loxhës, që rrëmbeu medaljen e artë, kurse të dielën ka triumfuar edhe Laura Fazliu.
Në kategorinë deri në 63 kilogramë, Fazliu i ka siguruar Kosovës një tjetër medalje të artë.
Këtë e ka konfirmuar trajneri i saj, Driton Kuka përmes një postimi në rrjetin social Facebook, teksa ka treguar se është intonuar himni i Kosovës me tekst.