Aksioni i pastrimit që ka nisur ditë më parë në komunën e Vitisë e që është paraparë të zgjasë tri javë, ka vazhduar edhe gjatë ditës së sotme, edhe me pastrimin e hapësirës në varrezat ortodokse në qytetin e Vitisë.
Këtij aktiviteti të pastrimit ju janë bashkangjitur një numër i madh i ushtarëve amerikan të KFOR-it, Njësiti Profesional i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, përfaqësues komunal dhe të tjerë.
Bëhet me dije se aktivitete të tjera të pastrimit dhe largimit të mbeturinave do të zhvillohen deri me 22 prill në të gjitha lokalitetet e komunës së Vitisë. /2LONLINE.com/