DYLON

Ka nisur vendosja e semaforëve në udhëkryqin Viti-Pozheran

Ka nisur vendosja e semaforëve në udhëkryqin Viti-Pozheran
Avatar photo Redaksia

Me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe mos shkaktimit të tollovisë në trafik, sot në Viti, konkretisht në udhëkryqin i cili lidhë Pozheranin me qytetin e Vitisë, ka nisur vendosja apo instalimi i semaforëve.

Ky investim po financohet nga Komuna e Vitisë dhe është mirëpritur nga qytetarët.

EkoHigjiena

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, potencoi se Komuna e Vitisë e ka parë të arsyeshme të bëjë vendosjen e semaforëve në këtë udhëkryq duke folur edhe për rëndësinë e vendosjes së tyre në këtë vend.

“ Ne jemi në dijeni për shkak të ngarkesë së madhe të komunikacionit në udhëkryqin që lidhë qytetin e Vitisë me Pozheranin dhe më qëllim të lehtësimit të qarkullimit në këtë udhëkryq por edhe të parandalimit të aksidenteve dhe tollovisë së panevojshme ne e kemi parë të arsyeshme që të vendosim semaforë të cilët do të shtojnë sigurinë në trafik” u shpreh Haliti

Ai tha se kjo komunë do të vazhdojë me implementimin e Planit të Mobilitetit të cilën e ka të aprovuar. Përndryshe për herë të parë në qytetin e Vitisë, po vendosën semaforë për të lehtësuar komunikacionin./2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.