Për t’i informuar lidhur me projektin e Organizatës RARE, “Avoko kundër dhunës dhe pro diskutimit për Edukimin Seksual”, takimi i radhës me përfaqësues të institucioneve publike të Komunës së Gjilanit, ishte ai me Drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA) në Gjilan, Albana Demiri.
“Në një takim tejet mikpritës nga drejtoresha e këtij Institucioni, Albana Demiri, e informuam atë në lidhje me aktivitetet që do implementojmë, trajnimet që do i mbajmë dhe aktivitetet tjera të parapara, përgjatë këtyre muajve të vitit 2023, sipas projektit në fjalë”, ka thënë Blend Bllaca, nga OJQ RARE, koordinator i projektit.
Ai bëri me dije se, drejtoresha Demiri është treguar kooperuese dhe ndihmëse për gjithçka që bie në domenin e Drejtorisë, lidhur me projektin në fjalë, pasi ekziston mundësia e bashkëpunimit të ndërsjellët gjatë implementimit të aktiviteteve të parapara.
“Po ashtu ajo vlerësoi angazhimin e të rinjve, të OJQ-ve me projekte që janë në të mirë të shoqërisë”, thotë Bllaca
Përndryshe, Bllaca bënë me dije se vizita të tilla, parashihen edhe ditëve në vijim, në institucione tjera, siç do të jetë ai me përfaqësues të OJQ-ve si dhe përfaqësues të komunitetit RAE, që do të jenë poashtu në fokus të projektit.
Projekti në fjalë, do të implementohet nga Organizata Jo-Qeveritare RARE në partneritet me mediumin 2LONLINE.com, mbështetur nga Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport – Gjilan. /2LONLINE/