DYLON

Kosovës i duhet profili i Vahid Halilhoxhiq për selektor

Kosovës i duhet profili i Vahid Halilhoxhiq për selektor
Avatar photo Redaksia

Shkruan: Fehmi Sylejmani, ish gazetar i sportit

Ish qendërsulumuesi i viteve të 70- ta të Velezhit të Mostarit(1971 – 1981), Vahid Halilhoxhiq, do të ishte zgjedhja më e mirë për të parin e Kosovës në futboll, duke e parë se selektori aktual Alain Giresse nuk po bind fare, e aq më keq janë rezultatet e deritshme jo të mira, gjë që praktikisht Kosova ka humbur shansin për t’u kualifikuar, ndonëse gjasat  teorike ende ekzitojnë, por janë  shumë të vogla.

EkoHigjiena

Drejtuesit e lartë të futbollit të Kosovës, nuk duhet fare të humbin kohë dhe sa më parë  të fillojnë bisedimet me Halilhoxhiqin.

Boshnjaku Vahid Halilhoxhiq, ka një karrierë të bujshme si trajner, e veçmas si selektor i kombëtareve. Ai njihet si personalitet me autoritet të lartë sportiv, ku   karakterizohet  me tri postulatet kryesore të tij: disiplinë të  rreptë, përgjegjësi të lartë  dhe respekt për çdo kundërshtar. Prefernca më e madhe e tij për aplikimin e sistemit të lojës është  4-3-1-2.

Halilhoxhiq është specilaist i kualifikimeve për në botëror. Tri herë është kualifikuar me tri reprezentacione të ndryshme. Në botërorin 2010 e kishte udhëheqë Bregun e Fildishtë, në 2014 Algjerinë e kishte kualifikuar për botërorin e Brazilit, kurse ekipi i  fundit ishte Maroku, që e  kualifikuoi për në botëroin 2022 në Katar.

Halilhoxhiq është një gërshetim i mirë i mentalitetit perendimor dhe atij ballkanik, i cili flet gjuhën boshnjakishte dhe  atë  frenge.

Përveç këtyre tri kombëtareve Halilhoxhiq gjatë karrierës së tij 30 vjecare si trajner ka udhëheq edhe kombtaren e Japonisë, si kundër edhe disa ekpie të njohura si Velezhi i Mostarit, Dinamo Zagreb, Trabzonspor, Lille, Rennes, Nantes dhe Paris Saint-Germain, teksa si lojtar ka lujatur te Velezhi i Mostarit, Nantes dhe Paris Saint-Germain

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.