DYLON

Ndikimi i hegjemonisë serbe për destabilizim te shtetet fqinje të pahomogjenizuara

Ndikimi i hegjemonisë serbe për destabilizim te shtetet fqinje të pahomogjenizuara
Avatar photo Redaksia

Shkruan: Sami ARIFI

Çudi, Serbia s’ka asnjë të drejtë historike e etike te shtetet fqinje ku ka pakicat e saja, madje ato pakica kanë të drejta më shumë se shumica që e përbëjnë atë shtet, mirëpo ata dëgjojnë shtetin e Serbisë për destabilizim të gjendjes në shtetin që jetojnë.

EkoHigjiena

Ata janë me qëndrime të përbashkëta të udhëheqjes serbe pozitë dhe opozitë brenda shtetit të tyre, madje qeveria e tyre i dirigjojnë serbët që të veprojnë me qëndrimet e tyre edhe jashtë Serbisë si në Bosnje e Hercegovinë në Mal të Zi, Maqedoni madje edhe në Kosovë edhe se popullata e tyre në tërë vendin tonë është 3,83%, këtë gjë s’munden ta bënin vetëm në Kroaci sepse zgjimi homogjen i kroatëve për çështje nacionale me të gjithë faktorët relavant ishte në nivelin e duhur…

E kundërta po ndodhë me udhëheqësit tonë në Republikën e Kosovës nëpër kohë, shiten e blihen për pesë para, kurrë s’ishin bashkë për çështje nacionale, madje edhe tani kur atdheu ka nevojë më shumë se kurrë. Një numër i opozitarëve, mediumeve dhe analistëve sot në Kosovë, qoftë edhe për çështje nacionale ju interesojnë përfitimet e paligjshme duke mos kursyer propagandën kundër vendit të tyre, vetëm e vetëm për të ardhur në pushtet, madje duke e tkurrur shtetin me territor 15% të pjesës veriore të Kosovës.

Për çështjen e sovranit si komb në të gjitha trojet shqiptare është e pakoordinuar edhe udhëheqja e Shqipërisë me shtetin e Kosovës.

Edhe Maqedonia ku mbi 35% janë shqiptarë nuk janë fare të koordinuar për çështje nacionale, ata s’janë të koordinuar së pari në mes vete, as me Shqipërinë e as me Kosovën. Një pakoordinim i tillë është edhe në Mal të Zi e në Luginën e Preshevës…

Pa një fuqizim në pushtet për të bërë shtet, pa një zgjim kombëtar të homogjenizuar në mbarë truallin shqiptar vështirë se liria e plotë ka për të ardhë… /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.