Në komunën e Vitisë gjatë ditës së djeshme është asfaltuar segmenti i rrugës që lidh fshatrat Trestenik- Sadovinë e Çerkezve.
Me këtë rast i pari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka inspektuar këto punime ku edhe u prit nga banorët lokal të cilët e falënderuan atë për realizimin e projekteve infrastrukturore dhe shtuan se rregullimi i infrastrukturës rrugore ka një rëndësi të veçantë për ta pasi që do ta kenë më të lehtë e më të sigurt qarkullimin për gjatë kësaj rruge.
Kurse Kryetari Haliti u zotua se ai dhe qeveria komunale e Vitisë mbesin të përkushtuar që gjithmonë të realizojnë projekte të cilat janë në interes të gjithë qytetarëve të kësaj komune duke shtuar se ata do të investojnë në çdo lokalitet të kësaj komune.
“Mbesim të përkushtuar të realizojmë projekte të ndryshme në të gjitha lokalitetet e komunës së Vitisë dhe atë pa dallime. Me të vërtetë me vjen mirë që ju qytetarët jeni të kënaqur me këto investime pasi që është edhe zotim i yni të realizojmë projekte që janë në interes të qytetarëve”, u shpreh Haliti.