DYLON

Fshati i Ri bëhet me fushë sportive

Fshati i Ri bëhet me fushë sportive
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti gjatë ditës së djeshme ka vizituar Fshatin e Ri ku edhe së bashku me banorët e këtij lokaliteti ka bërë përurimin e fushës sportive që është asfaltuar ditë më parë këtë lokalitet.

Gjatë këtij takimi me banorët ata falënderuan kryetarin Haliti për këtë projekt që është në interes të sportdashësve në veçanti të grup moshës së re.

Kurse Përparim Sadiku, banor i këtij lokaliteti falënderoi kryetarin Haliti për projektet e realizuara në këtë lokalitet.

EkoHigjiena

“Falënderoj kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Haliti për ndërtimin e fushës sportive në fshatin tonë por edhe për shumë projekte të tjera të cilat janë në interes të banorëve tanë”, u shpreh Sadiku.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.