“Duke parë çdo ditë represionin politik, social, ekonomik e kulturorë të qeverisë serbe karshi tri komunave me shumicë shqiptare, diskriminimin në baza etnike dhe rajonale, shohim si shumë të nevojshme përfshirjen e përfaqësuesve politik të shqiptarëve të Luginës në bisedimet Beograd-Prishtinë’
Kështu shprehu qëndrimin e Lëvizjes Vatra, Fikri Mehmeti, zëdhënës, sipas të cilit pjesë e bisedimeve ndërshtetërore duhet të jenë edhe shqiptarët e luginës që jetojnë në Serbi përmes përfaqësuesve tyre politik. tre komunat me shumicë shqiptare në Serbi , janë duke përjetuar gjendje të rëndë ekonomike, sociale, e arsimore. Nga statistikat e fundit llogariten si tri komunat më të pazhvilluara në Ballkan.
“Mbi 78 % e të diplomuarve dhe rinisë janë të papunë. Përveç mos investimit në drejtim të tyre, ata ballafaqohen me politika denigrues, refuzues e dëbuese përmes papunësisë, çregjistrimit nga librat e Amzës duke mos i pajisë me dokumente identifikimi që statistikat për kokë banori të ngritën në drejtim të serbëve. Janë duke i dëbuar shqiptarët me pa zhvillim dhe mos përfshirje në projekte të integrimit të komuniteteve. Prandaj këta shqiptarë nuk kanë mundësi tjetër t’i kërkojnë të drejtat e tyre përveç përmes Tiranës dhe Prishtinës zyrtare”, ka thënë Mehmeti.
Sipas tij, Bisedimet Beograd-Prishtinë do të ishin më serioze dhe më të lehta duke qenë përfaqësuesit politik të luginës pjesë e bisedimeve. Qeveria e Kosovës të mos jetë indiferente, një propozim të tillë e kishte më herët edhe Ministri Enver Hoxhaj por mbetën vetëm fjalë. Të jemi të unifikuar e së bashku përball Serbisë.