• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Shneta

MSh nënshkroi marrëveshje me disa komuna për përkrahje financiare Kujdesit Parësor

Redaksia 2LONLINE 4 Shkurt, 2017 3 min
 MSh nënshkroi marrëveshje me disa komuna për përkrahje financiare Kujdesit Parësor

Sipas Marrëveshjeve të nënshkruara në prani edhe të zyrtarëve të Bankës Botërore, Msh në kuadër të Projektit të Shëndetësisë në Kosovë ka ndarë 780 000 euro për komunat përfituese, ndërsa indikator matës do të jetë numri i pacientëve të regjistruar që e kanë vizituar një institucion komunal të KPSh-së

Ministria e Shëndetësisë nënshkroi sot Marrëveshje të performancës me pesë prej gjashtë Komunave të parapara Kosovës: Prizrenin, Dragashin, Malishevën, Rahovecin dhe Suharekën, (mungoi Prishtina), që ka për qëllim të stimuloj Kujdesin Parësor Shëndetësor përmes skemës së pagesës bazuar në kapitacion sipas performancës (PBKP) në kuadër të Marrëveshjes për financim, si pjesë e kredisë së Bankës Botërore për ta përkrahur Projektin e Shëndetësisë në Kosovë.

Marrëveshjet janë nënshkruar nga Ministri Imet Rrahmani dhe kryetarët e pesë Komunave të lartpërmendura, përfituese të cilat kanë për obligim mbledhjen dhe raportimin e të dhënave për performancën e institucioneve komunale të KPSh-së; ndërsa indikator është regjistrimi i pacientëve nga Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe raportimi i aktiviteteve.

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani tha se në vazhdën e aktiviteteve për zhvillimin e reformës shëndetësore dhe fuqizimin e Kujdesit Parësor Shëndetësor është edhe nënshkrimi i marrëveshjeve për pagesën për kapitacion në bazë të performancës për çfarë janë ndarë 780 000 euro, nga të cilat do të përfitojnë komunat nënshkruese në bazë të performancës për regjistrimin e pacientëve nga mjeku familjar.

Menaxheri i Misionit të Bankës Botërore për Kosovë, z. Marco Mantovanelli tha se në vazhdën e implementimit të reformës shëndetësore qëllimi është që të mbrohen qytetarët nga shpenzimet e mëdha dhe të përmirësohet kujdesi shëndetësor ndaj tyre.

“E kuptojmë që reforma shëndetësore është mjaft komplekse dhe në implementimin e saj kanë pasur probleme dhe shtete shumë më të zhvilluara, por ne jemi të përkushtuar për të mbështetur edhe teknikisht dhe financiarisht zhvillimin e kësaj reforme”, tha ai, duke përgëzuar Ministrinë për arritjen e marrëveshjeve me komunat.

Sipas Marrëveshjeve të nënshkruara, Msh do të bëjë vlerësimin e arritjeve të komunave si parakusht për funksionimin e PBKP-së, dhe atë në përputhje me kriteret dhe formulën e paraparë me Manualin operativ të skemës së PBKP-së, duke marrë për bazë numrin e pacientëve të regjistruar që e kanë vizituar një institucion komunal të KPSh-së gjatë periudhës gjashtëmujore, të shumëzuar me 2.40 euro; ndërsa marrëveshjet e bashkëpunimi vlejnë për vitin 2017.

Etiketa:Komuna Kujdesi Parësor marrëveshje MSH përkrahje financiare
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Sport

Më 6 shkurt mbahet seminari për trajnerë 

4 Shkurt, 2023
Sport

Sot janë zhvilluar katër ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës së

4 Shkurt, 2023
Nacionale

Qeveria miratoi 11 rregullore

4 Shkurt, 2023
Gjykatë/Prokurori

Gjykata vendos masën e paraburgimit të pandehurve, pasi që të njëjtit dyshohet

4 Shkurt, 2023
Lajme të ngjashme

Studentët e FSHK-së së UKZ-së mund ta ndihmojnë Komunën e Gjilanit në fushën e teknologjisë, veçanërisht në strategjinë “Smart City”

17 Dhjetor, 2022

LDK: Kryeministri i Kosovës erdhi në Gjilan për punë koti!

12 Dhjetor, 2022

Shkollave të Gjilanit po i shtohen 5 terrene sportive në vlerë rreth 303 mijë euro

6 Dhjetor, 2022

Kryetarët e Komunave të rajonit të Gjilanit dhe Ferizajt kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi për menaxhimin e mbeturinave

30 Shtator, 2022

Rashiti: Partneritet të avancohet tutje në mënyrë që të kemi një storie të suksesit, e jo të dështimit

15 Shtator, 2022

Këto janë tri zhvillimet që mund ta sjellin marrëveshjen finale sipas Haradinajt

10 Gusht, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com