DYLON

Fitore e madhe dhe e merituar e Gjilanit

Fitore e madhe dhe e merituar e Gjilanit
Avatar photo Redaksia

SC Gjilani e ka shënuar fitoren e dytë të sezonit, duke e mundur skuadrën e Prishtinës me rezultat 2 me 1. Ishte kjo ndeshje e javës së 7-të, e Superligës së Kosovës në Futboll.

Fitorja e “kuq e bardhëve” ishte e vështirë, pasi u ballafaqua me një skuadër të fortë, por se gjilanasit ishin skuadër më e mirë, e donin fitoren dhe  sulmet e shumta në kërkim të golit, dhanë fryt dy herë.

EkoHigjiena

Në fakt, gjilanasit ishin në disavantazh pasi të parët shënuan mysafirët përmes Albin Krasniqit, por se vendësit barazuan përmes Kushtrim Shabanit e më pas u shënua edhe goli i përmbysjes së rezultatit, e që doli të jetë edhe goli i fitores, përmes lojtarit Besir Ramadanit, i cili shënoi për 2-1.

Tani Gjilani mund të jetë më i qetë, pas një ecurie jo edhe të mirë në këto shtatë javë dhe se, ashtu siç kanë thënë drejtuesit e klubit, trajneri e lojtarët, kjo fitore mund të jetë e kthesës kah e mbara.

Tani Gjilani ka të grumbulluara 8 pikë dhe në javën e radhës do të ballafaqohet me rivalin lokal, siç është quajtur deri më tani, derbi më i madh i skuadrave kosovare, do të luhet ndeshja Drita – Gjilani.  /2LONLINE/