“Në kohën e pandemisë në të cilën ndodhemi le të ndalen investimet në infrastrukturë dhe në çdo gjë tjetër dhe le të fokusohemi në shpëtimin e bizneseve dhe ndërmarrjeve. Deri më tani bizneset fare pak kanë marrë ndihmë nga pushteti dhe për pasojë nuk po arrijnë as qiranë ta paguajnë e lëre më të bëjnë diç më tepër”.
Kjo është thënë nga Gëzim Rrustemi, përfaqësues i Lëvizjes Qytetare “Vatra”, në Gjilan, për të kërkuar nga kryetari i komunës, që si masë e shpejtë, të ndahen nga 500 euro për qira të secilit biznes.
“Për momentin, besoj se me ngulm duhet të tentojmë ta shpëtojmë disi sektorin privat, sepse me dështimin e tij jemi të gjithë të humbur”, ka thënërrustmei, për të përmendur rastin kur një afarist gjilanas detyrohet që ta mbyll biznesin e tij, kafiteri, në pamundësi për ta paguar qiranë, në një kohë kur dihet se për shkak të situatës së pandemisë nuk ka mundur të punojë për shkak ndalesave dhe me ktë edhe nuk ka mundur të gjenerojë të hyra.
“Por, edhe sa të tjerë ndodhen në pozitën e këtij afarisit dhe janë buzë falimentimit? Prandaj, e shoh të udhës që të shtyhen për më vonë ndërtimet e rrugëve e investimet e tjera të ngjashme e ato mjete të drejtohen në shpëtimin e sektorit privat, sektor ky që na mbanë gjallë. Ata janë taksapaguesit më të mëdhenj dhe tani kanë nevojë për ndihmën e pushtetit. Rrugët mund të presin, por bizneset jo”, thotë tutje Rrustemi.
Duke u lutur që sa më shpejtë të kalojë kjo pandemi e t’i kthehemi normalitetit, sepse kjo kohë ka paralizuar çdo gjë, Rrustemi ka potencuar se edhe se mbështetja komunale për bizneset ishte në nivelin zero.