DYLON

Reagon LDK pas shpërndarjes së ndihmave – mjetet e taksapaguesve u keqpërdoren nga ekzekutivi i VV-së për fushatë

Reagon LDK pas shpërndarjes së ndihmave – mjetet e taksapaguesve u keqpërdoren nga ekzekutivi i VV-së për fushatë
Avatar photo Redaksia

Në një reagim të LDK-së së Gjilanit thuhet se “tentimi i mjerë për blerje të votës përmes shpërndarjes së ndihmave në fushatë zgjedhore është pamja më e shëmtuar e ekzekutivit të Gjilanit”.

Në reagimin e LDK-së thuhet:  Dje u shpërndanë pako ushqimore e higjienike nga Komuna e Gjilani për 500 për familje në nevojë dhe ky nuk është donacion nga ndonjë organizatë, por janë mjete të taksapaguesve, të cilat po keqpërdoren nga ekzekutivi i VV-së për fushatë.

EkoHigjiena

E keqja më e madhe është se këto mjete janë zotuar në dhjetor, por tek tani e panë të rrugës të shpërndahen. Kjo flet shumë për logjikën e shëmtuar të pushtetit aktual dhe për mënyrën se si këta i trajtojnë qytetarët tanë.

“Por, kot e keni. Këto do të mbesin vetëm tentime sepse gjilanasit tashmë ia kanë konfirmuar LDK-së besimin dhe mbështetjen në formë plebishitare më 9 shkurt, të cilët i falënderojmë deri në përulje”, thuhet në fund të reagimit të Degës së LDK-së në Gjilan.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.