DYLON

Rezultatet e 67 mostrave të testuara në Gjilan do të dalin nesër!

Rezultatet e 67 mostrave të testuara në Gjilan do të dalin nesër!
Avatar photo Redaksia

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike na njoftoi se rezultatet e 67 mostrave të testuara sot për Covid19, do të dalin nesër”. Kjo  është bërë me dije nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Ai tha se nuk ka vend për shqetësim sepse Komiteti për menaxhimin e emergjencave, në përbërje të të gjitha institucioneve, e ka në kontroll të plotë situatën.

Haziri shtoi se rastet e fundit janë në monitorim dhe gjendja shëndetësore e tyre është me simptoma të lehta.
“Ju lutem të vazhdoni t’i përmbaheni rregullave preventive, duke lëvizur me maska, dorëza dhe duke e respektuar distancën sociale”, ka kërkuar i pari i komunës.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.